Dy të vdekur dhe katër të plagosur rëndë nga rrëzimi i skeleve në Lozanë

Në total, rreth dymbëdhjetë persona janë plagosur, thotë një zëdhënës i policisë kantonale të Vaud në vendin e aksidentit. Bilanci nuk është ende përfundimtar

Dy persona vdiqën pas shembjes së pjesshme të një skeleje ndërtimi në Prilly, afër Lozanës ( VD). Të paktën katër persona janë plagosur rëndë dhe disa të tjerë kanë pësuar lëndime mesatare dhe të lehta, transmeton albinfo.ch

Në total, rreth dymbëdhjetë persona janë plagosur, thotë një zëdhënës i policisë kantonale të Vaud në vendin e aksidentit. 

Aksidenti ndodhi në kantierin “Malley Phare” në Prilly VD, në perëndim të Lozanës. Ky projekt ndërtimi synon të shtojë një ndërtesë të lartë prej druri në pjesën perëndimore të qendrës tregtare Malley Lumières, shkruan srf.ch. Në total, ndërtesa është 19 kate ose pothuajse 60 metra e lartë, tha zëdhënësi i policisë. Policia ka rrethuar një zonë të madhe rreth objektit.