Spanja kampione e Europës

Spanja ka mposhtur me rezultat 2-1 Anglinë për të fituar kampionatin europian Euro 2024.

Fillimisht shënoi Spanja përmes Nico Williams në minutën e 47-të, për të barazuar Anglia në minutën e 73-të përmes Cole Palmer.

Goditjen e fundit Anglisë ia dha Mikel Oyarzabal në minutën e 86-të.

Mesfushori Rodri e fitoi çmimin e “lojtarit të turneut”, kurse Lamine Yamal atë të më të mirit si “lojtari më i ri”.

Më parë këtë trofe Spanja e pati fituar më 1964, 2008 dhe 2012.