Ky është projekti fitues për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Projekti fitues për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” u prezantua mbrëmë, duke kurorëzuar përkushtimin e plotë ndaj kujtimit dhe sakrificës së familjes Jashari.


Gjatë ceremonisë, kryeministri Albin Kurti mori fjalën duke theksuar mbështetjen e pakursyer ndaj këtij projekti dhe ndaj kujtesës historike të kombit tonë. Si përfaqësues i familjes, z. Bekim Jashari, gjithashtu mori fjalën, duke shprehur rëndësinë e kompleksit si dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme për të nderuar veprën dhe sakrificën e familjes së tyre.

Ky projekt është hap i madh drejt ruajtjes dhe nderimit të heroizmit të familjes Jashari, simbol i lirisë dhe qëndresës sonë. Me përkushtim dhe profesionalizëm, masterplani për kompleksin do të zhvillohet më tej nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë me përvojë.