Ka humbur jetën në aksident në Zvicër Liridon Zeneli 28 vjeç.
Lajmin për ngjarjen e trishtë e kanë dhënë vetë familjarët të cilët njoftojnë se ceremonia mortore e të ndjerit do të zhvillohet më 16 gusht në varrezat e Zyrihut.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti, por mësohet se ka ndodhur në trafik.
