Hapet thirrja për subvencionim të izolimit të shtëpive, detaje si bëhet aplikimi

Është hapur thirrja për aplikime për investime në efiçiencë të shtëpive.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë detaje në Facebook lidhur me këtë proces.

“📢 Sapo u hap thirrja për aplikime për investime në efiçiencë të shtëpive!

Sipas parimit kush aplikon i pari shërbehet i pari, nga tash do të mund të aplikoni për përkrahje financiare deri në 5,500€ për të:

  • Izoluar shtëpitë e çatitë tuaja
  • Zëvendësuar dritaret e dyert e jashtme

Për të kuptuar se a kualifikoheni, lexoni me kujdes thirrjen në: https://fkee-rks.net/thirrjet-publike/
Për të aplikuar vizitoni: http://www.ekosova.rks-gov.net

Këto masa implementohen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё, dhe përkrahen nga European Union in Kosovo!”