Pesë persona po trajtohen në Emergjencës e QKUK pas plagosjes në ‘Aktash’ të Prishtinës.
Avdush Bajgora, mjek kujdestar në Qendrën Emergjente ka konfirmuar se janë pesë pacientë që po reanimohen në QKUK.
“S’muj me të dhanë deklaratë sepse gjendja e tyre mundet me ndryshu në sekonda. Pesë pacientë janë, janë duke i reanimu” – deklaroi shkurtimisht Bajgora.
Nga të shtënat në Prishtinë, një person ka mbetur i vdekur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.
Siç mëson Sinjali, Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por të njëjtit kanë arritur të ikin.
Tashmë Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.