Antropologia amerikane: Shqiptarët kujdesen shumë për hapësirën personale të familjes së tyre, por jo për hapësirën kolektive

Antropologia amerikane, Janet Reineck, është ankuar për gjendjen me mbeturina në lagjen ku ajo banon.

Reineck, tha se i ka kërkuar kryetarit Rama të pastrohet një pjesë e lagjes së saj, dhe ai ka reaguar menjëherë duke e pastruar që ditën e nesërme vendin.

Tutje, ajo shpreson që qytetarët të hedhin mbeturinat në vendet e parapara.

“Faleminderit Kryetari i Komunës së Prishtinës Perparim Rama që më zgjidh kaq shpejt një problem në lagjen time! Çdo ditë kaloj nëpër një rrugë të shkurtër nga banesa në qendër. Nuk ka kosh plehrash aty pranë, dhe që të gjithë i vendosin plehrat në këtë vendkalim. Ia tregova Perparim dhe të nesërmen në mëngjes ishte pastruar! Shqiptarët kanë ende një ide të vazhdueshme për t’u kujdesur shumë për hapësirën personale të familjes së tyre, por jo për hapësirën kolektive. Shpresoj që lagjja ime të organizohet për t’i hedhur plehrat aty ku i takon!”, ka thënë ajo tutje në postim.