Mërgimtari nga Zvicra investon 7.3 milionë euro në Kosovë

Foto FB: Kadri Rahimaj

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernw të Zvicrës, dje në prezencë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorit Mentor Latifi, janë nënshkruar kushtet e dakorduara për bashkëpunim dhe investim në vlerë prej 7.3 milionë eurosh që parashihet të investohen në ndërtimin e impiantit të prodhimit të biogasit, nga mërgimtari Fidan Haradini.

Në njoftim thuhet se kapitali i diasporës çdo ditë e më shumë po kanalizohet në projekte të rëndësishme dhe zhvillimore për Kosovën. Ky impiant do të prodhojë 1 MG energji elektrike dhe 1 MW energji për ngrohje, transmeton albinfo.ch.

“Prodhimi i biogasit në Kamenicë, pritet të avancojë e zhvillojë edhe sektorët si bujqesia dhe mbeturinat.  Kjo nënkupton që fermerët tanë mund të kenë bashkëpunim të ngushtë me këtë impiant në të ardhmen, përveç investimeve vetanake nga investitori. Në anën tjetër, imipantët e tillë kanë rëndësi të veçantë edhe në tërheqjen e investimeve tjera në industri apo prodhimtari tjera ku kërkohet energji e mjaftueshme, e pavarur, ekonomike dhe stabile. Përveç ndikimeve tjera, impiantët e biogazit kanë edhe qëllime më të gjera ekonomike, të mbështetura dhe të përkrahura nga institucionet dhe organizata ndërkombëtare si BE dhe OKB”, thuhet në njoftim.