Hapet ura e re e Kukësit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ndarë mbrëmjen e sotme pamje nga Ura e Madhe në Kukës, e cila u inaugurua gjatë mesditës, duke e cilësuar këtë projekt si një arritje të rëndësishme për qarkun dhe qytetarët e Kukësit.

“Për hajër Ura e Madhe e Kukësit”, shkruan kryeministri Rama në postimin e tij, duke e shoqëruar mesazhin me një lutje për ata që kanë shprehur dyshime për cilësinë dhe qëndrueshmërinë e ndërtimit. “Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë,” vijon mesazhi i tij.