Ministria e Drejtësisë i kërkon Klan Kosovës ta largojë nga “Big Brother” Atilla Kardesh

Koordinatorja Kombëtare dhe e Grupit Ndërministror Kundër Dhunës në Familje, Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës me Bazë Gjinore i ka kërkuar mediumit Klan Kosova që ta largojë Atilla Kardesh nga reality shou “Big Brother”.

“Grupi ndërministror për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, kërkon të ndërmerren veprime urgjente:

1. Vendimin për largim nga emisioni – shoë televiziv Big Brother personin e denoncuar për dhunë në familje, Atilla Kardesh.

2. Ndërmarrjen e masave nga Komisioni i Pavarur i Mediave në raport me këtë vendim skandaloz të televizionit Klan Kosova

3. Vlerësimin e përgjithshëm të përmbajtjeve të emisioneve në Kosovë në raport me raportimin e ndjeshëm gjinor, riviktimizimin e viktimave të dhunës dhe presionin psikologjik që u shkaktohet viktimave të dhunës”, thuhet ndër të tjera.