Kurti uron Trumpin për fitoren

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit e ka uruar kandidatin republikan, Donald Trump, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Urime president Donald Trump, për fitoren tuaj elektorale. SHBA-ja është një aleat kyç, mike dhe partnere për Kosovën dhe mezi presim të punojmë së bashku për përparim dhe paqe”- ka shkruar Kurti në rrjetin social X.