(Getty)
Zyrtarisht kandidati republikan Donald Trump është president i Amerikës.
Ai ka arritur t’i fitojë zgjedhjet duke siguruar mbi 270 vota elektorale. Kjo fitore ka ardhur pasi Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në shtetet kyçe të Xhorxhisë, Karolinës së Veriut, Wisconsin dhe Pennsylvania.
Trump ka shkuar në gjithsejtë 277 vota elektorale duke e mposhtur kështu kandidaten demokrate, Kamala Harris.
Trump e ka përshkruar si “fitore politike” dhe ka falënderuar mbështetësit që e kanë zgjedhur si presidentin e 47.
“Ne do ta ndihmojmë vendin tonë të shërohet. Do të luftoj për familjen tuaja, për të ardhmen, çdo ditë do luftoj me çdo frymë timen”, ka thënë ai, duke shtuar se partia e tij ka bërë historinë.
Ai ka thënë më tej se kjo do të jetë “epoka e artë” për Amerikën.
“Kjo është një fitore madhështore për amerikanët, që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën madhështore sërish”, ka theksuar ai.
Donald Trump ishte presidenti i 45të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Para se ti hynte politikës, ai ishte një biznesmen dhe personalitet televizioni.