𝐍𝐠𝐣𝐚𝐫𝐣𝐞 𝐞 𝐫ë𝐧𝐝ë 𝐧ë 𝐊𝐥𝐢𝐧ë, 𝐯𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐧𝐣ë 𝐩𝐞𝐫𝐬𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐚𝐫𝐦ë 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫𝐢

Një person ka mbetur i vrarë, nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës.

Lidhur me këta rast janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

“Rreth ores 17:15 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal. Sipas informatave të para një person është pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë organet kompetente, përfshirë policinë dhe ekipet e emergjencës mjekësore.

Organet kompetente të drejtësisë janë duke kryer hetime për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit.