Ledri Vula ishte i ftuar sot në emisionin e ri të Arbana Osmanit, “Mirmbrëma yje”.
Në një rrëfim të sinqertë, Ledri Vula foli për herë të parë për Sara Hoxhën dhe fëmijën e tyre, Poin.
I vendosur në siklet nga pyetja e Arbanës, “kur je lidhur me Sarën keni programuar të bëni një fëmijë apo ka ardhur befas”, Ledri tha:
“Ka ardhur befas, në atë moment që se kam pritur. Ka qenë pandemi. N’fakt se di asnjë por një ditë para se te vinte pandemia une dhe Sara jemi ndarë. Nje dite me heret me telefonon Sara, dhe më ka nxjerë ekon. Sdija a isha në ëndër. Pyetja e parë që i bëra ishte: A do ta mbash? Ajo ishte shumë e lumtur. Pastaj kemi qenë larg dy muaj se ka qenë dhe e vështirë të udhëtoje. Mbaj mend gjyshin, ka thyer dy pjata nga gëzimi”.
Shkurt, Ledri e konsideroi lindjen e Poit si “momenti më i bukur i jetës.”
Ai ka thënë se nuk e di as vet përse janë ndarë, dhe që se ka menduar e i vije keq vetëm për një gjë.
“Unë e Sara jemi krejtësisht kundër për atë që kemi mundur të funksionojmë,” ka thënë Ledri, duke shtuar se nuk ka shumë menduar për ndarjen, por se gjithmonë mendon për mirëqenien e Poin.
“Se di, as nuk jam ndalë me mendu. Më vjen keq veç për Poin, për diçka tjetër jo,” ka shtuar ai, duke treguar se vajza e tij po rritet dhe që tashmë është më shumë se kurrë e dashuruar me prindërit e saj, duke e kaluar shumë kohë me ta.
Ledri ka theksuar se ka një dashuri të pafund për vajzën dhe ka dëshiruar që ajo të ketë dy motra, madje ka shprehur dëshirën për të pasur edhe një djalë.
“Unë vdes për Poin, kisha pas qef që Poi të kishte edhe dy motra, pse jo edhe një djalë,” ka thënë ai.