Shifrat marramendëse që fituan Tyson dhe Paul pas meçit

Mike Tyson (58-vjeçari) pësoi një disfatë të rëndë mëngjesin e sotëm në Teksas nga Jake Paul, një YouTuber 31 vjet më i ri, i cili është marrë seriozisht me boks në shtatë vitet e fundit dhe po ndërton me sukses një karrierë në këtë sport.

Sipas TalkSport, Paul do të marrë 40 milionë euro për fitoren, ndërsa Tyson do të marrë gjysmën (20 milionë euro), por kjo është vetëm shifra bazë që është rënë dakord para ndeshjes.

Të dy boksierët do të marrin gjithashtu një pjesë të fitimeve të Netflix, të cilat ende nuk janë shpallur.

Është interesante se Tyson ka fituar më shumë para vetëm katër herë në karrierën e tij sesa nga lufta e sotme me YouTuber-in, dhe fitimet e tij më të mëdha ishin 90 milionë euro për ndeshjen kundër Lennox Leëis në vitin 2002.