Biznesmeni shqiptar Samir Mane është bërë pjesë e listës së miliarderëve të botës.
Revista e njohur amerikane “Forbes” sot për herë të parë në listëve e më të pasur të botës ka përfshirë një shqiptar.
Sipas revistës, “BALFIN” ka në pronësi qendra tregtare, dyqane elektronike dhe lodrash në Ballkanin Perëndimor.
Po ashtu, kompania në fjalë ka një bankë në Shqipëri.
Samir Mane, themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, renditet në vendin e 2356-të me një pasuri prej 1.4 miliardë dollarësh.