Dafina Zeqiri bëhet nënë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është bërë nënë për herë të parë.

Dafina ka lindur një djalë rreth orës 13:00 të ditës së sotme. 

Ajo është shprehur e lumtur dhe e emocionuar për ardhjen në jetë të fëmijës së saj, të cilin e kishte pritur me shumë gëzim e dashuri.

Kjo është një periudhë e re dhe emocionuese për Dafinën, e cila ka qenë gjithmonë mjaft e rezervuar për jetën personale, por këtë herë dashurinë dhe lumturinë nuk ka mundur ta mbajë vetëm për vete.

Urimet për çiftin kanë vërshuar në rrjete sociale, ndërsa pritet që në ditët në vijim të zbulohen më shumë detaje për emrin dhe pamjen e vogëlushit.