HUMB JETËN VËLLAI I GJESTIT, FITUESIT TË BIG BROTHER ALBANIA

Fshati Treboviq është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Qungur, ku një aksident tragjik rrugor i ka marrë jetën të riut Eldion Kelmendi, vëllait të Gjest Kelmendit, fituesit të edicionit të fundit të Big Brother Albania.

Sipas informacioneve të para, Eldioni ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e përplasjes së rëndë, ndërsa një tjetër banor i fshatit është në gjendje të rëndë dhe ndodhet nën kujdes intensiv në Spitalin Rajonal të Pejës.

Kjo ngjarje ka lënë në dhimbje dhe pikëllim të thellë familjen Kelmendi