Rregullat e reja për hyrje-daljet në BE

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar për ndryshimet e reja që do të hyjnë në fuqi sa i përket hyrje-daljeve në zonën Schengen, duke filluar nga data 12 tetor 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, nga kjo datë do të zbatohet sistemi i ri digjital Entry/Exit System (EES), i cili do të regjistrojë automatikisht të gjitha hyrjet dhe daljet në territorin e Bashkimit Evropian për shtetasit që nuk janë pjesë e BE-së.

“Ky sistem vlen për të gjithë shtetasit jo-anëtarë të BE-së që udhëtojnë drejt Evropës. Nuk do të vendosen më vula në pasaportë – të dhënat do të regjistrohen në mënyrë digjitale, përfshirë hyrjet, daljet, gjurmët e gishtërinjve dhe fotografinë”, thuhet në njoftim.