Foto:Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
KQZ ka publikuar raportin e rinumërimit të votave në mbi gjysmën e 914 vendvotimeve, duke zbuluar pasaktësi serioze në numërimin e votave të kandidatëve. Ndërsa votat e subjekteve politike rezultojnë pothuajse të sakta, te kandidatët janë zbritur 36,007 vota dhe janë shtuar 20,978 të tjera pas rinumërimit.
Prizreni kryeson me dallimet më të mëdha: mbi 29 mijë vota të zbritura dhe 16 mijë të shtuara për kandidatë.
Këshilli për Operacione Zgjedhore ka rekomanduar rinumërim të plotë në të gjitha komunat dhe shkarkimin e përfaqësuesve të subjekteve politike në KQZ-në e Prizrenit. KQZ ka njoftuar se rasti do të dërgohet në Prokurorinë e Shtetit.