Kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump zhvilluan një darkë pune mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Vlorës.
Në ambientet e darkës mësohet se ka qenë edhe një grup polifonik që është parë të futet në restorant pak para mbërritjes së Ivanka Trump.
Pas darkës, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të grupit të punës së vajzës së presidentit, arkitektë nga e gjithë bota në kuadër të investimit që ajo do bëjë në ishullin e Sazanit, Ivanka Trump është parë duke biseduar miqësisht me kryeministrin Edi Rama.
Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania Ivanka Trump shihte teksa largohet në të njëjtin automjet me kryeministrin Edi Rama, të shoqëruar nga një eskortë prej 50 automjetesh.

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, mbërriti në Vlorë paraditen e së mërkurës, në kuadër të investimit që ajo dhe bashkëshorti i saj do bëjnë në ishullin e Sazanit.