Trump lanson “Bordin e Paqes” në Davos, Osmani e vetmja grua mes liderëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lansuar zyrtarisht “Bordin e Paqes” në Davos të Zvicrës. Nënshkrimin e bëri edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, si pjesë e 19 liderëve botërorë të pranishëm – dhe e vetmja grua në skenë.

Trump i quajti ata “grupi i parë” dhe i falënderoi publikisht. Edhe pse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kishte pranuar ftesën, ai nuk u pa në skenë, ku u vu re edhe një karrige e zbrazët.

Gjatë fjalimit, Trump përsëriti pretendimin se ka zgjidhur konfliktin Kosovë–Serbi dhe tha se 59 vende po mbështesin nismën për paqe në Lindjen e Mesme.