Një 81-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Dan Polloshka”, në drejtimin Gjakovë–Prizren. Aksidenti raportohet se ka ndodhur pasditen e së shtunës, më 24 janar 2026.
Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, viktima ishte drejtues i automjetit të përfshirë në aksident. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.
