Foto:Avdullah Hoti Fb
Avdullah Hoti ka bërë zyrtare kandidaturën e tij për të udhëhequr Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.
Përmes një deklarate publike, Hoti ka njoftuar se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së, e cila pritet të mbahet më 31 janar 2026, do të kërkojë besimin e delegatëve për të marrë drejtimin e partisë.
Ai ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e strukturave drejtuese të LDK-së gjatë pesë viteve të fundit, duke përfshirë kryetarin e dorëhequr Lumir Abdixhiku, Kryesinë, degët, nëndegët si dhe forumet partiake në të gjithë Kosovën.
Sipas Hotit, LDK-ja ndodhet në një moment të rëndësishëm për të ardhmen e saj politike, ndërsa ai është shprehur i gatshëm të kontribuojë në forcimin e unitetit dhe rikthimin e besimit qytetar ndaj partisë.