Molliqaj kritikon ish-opozitën: E forcuan Kurtin – thjesht s’janë politikanë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka hedhur kritika të ashpra ndaj ish-opozitës për paraqitjen e saj në zgjedhjet e shkurtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, duke e akuzuar për mungesë vizioni dhe angazhimi politik.

Sipas Molliqajt, opozita jo vetëm që ka dështuar të ofrojë një alternativë reale, por në forma të ndryshme i ka shërbyer pushtetit aktual, duke kontribuar në forcimin e tij.

“Opozita i ka shërbyer në shumë forma pushtetit autoritar. Kjo opozitë, edhe për fajin e saj, ia mundësoi Kurtit me qenë më i fortë se në 2021-ën. Opozita ka dashur të marrë pushtet pa bërë kurrgjë. Naivitet politik, kanë menduar që politika funksionon si biznes. Thjesht, nuk janë politikanë”, tha ai.