KESCO kërkon rritje rreth 20% të të hyrave për vitin 2026, kjo mund të çojë në shtrenjtim të rrymës

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që për vitin 2026 t’i lejohen të hyra maksimale rreth 528.78 milionë euro, nga 435.9 milionë euro sa ishin në vitin 2025. Kjo përfaqëson një rritje rreth 20%, e cila, nëse miratohet, pritet të reflektohet në rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Në kërkesën e saj, KESCO ka përfshirë edhe supozime për rritje të kostove nga KEDS dhe KOSTT, të cilat nuk përputhen plotësisht me kërkesat e këtyre dy kompanive. Pas barazimeve, rritja e përgjithshme e të hyrave mbetet rreth 20%.

ZRRE aktualisht është në proces të shqyrtimit të kërkesave të KESCO-s, KEDS-it dhe KOSTT-it për të Hyrat Maksimale të Lejuara për vitin 2026. Sipas praktikës, rregullatori zakonisht nuk i aprovon të gjitha shpenzimet e kërkuara.

Tarifat e reja të energjisë elektrike, nëse miratohen, pritet të hyjnë në fuqi më 1 prill 2026.