Prokuroria e Gjakovës sekuestron mjetet me të cilat po nxjerrej zhavorr në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar opinionin publik se pas një inspektimi të kryer nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka konstatuar se në disa fshatra të Rahovecit, është duke u degraduar ambienti. Sipas prokurorisë, kjo për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë. Prokurori koordinator për hetimin e Krimeve … Vazhdoni leximin e Prokuroria e Gjakovës sekuestron mjetet me të cilat po nxjerrej zhavorr në Rahovec

Haradinaj e refuzon ftesën e Kurtit për darkë

Kryetari I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, lidhur me ftesën e partive opozitare në një takim, shkruan Express. Ai tha se tema për të cilën i ka ftuar Kurti, bie në përgjegjësin e shefave të Grupeve Parlamentare, teksa shtoi se nëse ka ndonjë temë tjetër që lidhet me momentumin politik, atëherë çështjen mund ta trajtojnë në kohë … Vazhdoni leximin e Haradinaj e refuzon ftesën e Kurtit për darkë

Refuzuan të regjistrohen, ASK ka përgatitur dosje për gjobë 

Agjencia e Statistikave të Kosovës raportohet e ka përgatitur dosje për gjobë ndaj dy personave juridikë apo organizatave dhe rreth 17 personave fizikë individual që refuzuan të jenë pjesë e procesit të regjistrimit të popullsisë. Sipas ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv në ASK, Avni Kastrati, në komunat veriorejanë regjistruar mbi një mijë qytetarë, pavarësisht thirrjeve për bojkotim nga Lista Serbe. Ndërkaq në total janë … Vazhdoni leximin e Refuzuan të regjistrohen, ASK ka përgatitur dosje për gjobë 

Tentuan t’i godasin me traktorë policët pasi i kapën me drunj, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se janëarrestuar dy persona në Ferizaj, pasi që dyshohet se kanë tentuar t’i godasin me traktorë policët që janë përpjekur t’i ndalojnë pasi që kishin vërejtur tre traktorë të ngarkuar me drunjë. Policia ka bërë me dije se dy të dyshuar janë arrestuar, e një ka arritur të ikë. “Policia ka arritur që të arrestojë dy prej tyre, ndërsa gjatë … Vazhdoni leximin e Tentuan t’i godasin me traktorë policët pasi i kapën me drunj, arrestohen dy persona

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja e cila është raportuar si e zhdukur është paraqitur në stacionin policor në Rahovec. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se gjendja e saj shëndetësore është e mirë. “Sot rreth orës 17:00 zyrtarja policore e raportuar e zhdukur, është paraqitur në Stacionin Policor në Rahovec. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Rasti do … Vazhdoni leximin e Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kurti në Ditën e Dëshmorëve përmend të rënët e UÇK-së: Përkujtimet e nderimet tona, nisin prej tyre dhe mbarojnë me ta

Kryeministri Albin Kurti, i ka kujtuar sot në ditën e tyre, të gjithë dëshmorët shqiptarë të rënë në të gjitha etapat e të kaluarës së kombit. Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë, dëshmitarë të historisë së kombit, shkruan Kurti mes tjerash, ndërsa përmend UÇK-në duke shtuar se të rënët e saj, janë dëshmorët më të freskët në kujtesën kolektive për rrugën që kanë ndjekur … Vazhdoni leximin e Kurti në Ditën e Dëshmorëve përmend të rënët e UÇK-së: Përkujtimet e nderimet tona, nisin prej tyre dhe mbarojnë me ta

SBASHK-u paralajmron protestë për 1 maj

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka paralajmëruar protestë më 1 maj, me arsyetimin se Qeveria ka qasje të keqe ndaj punëtorëve të arsimit. “Qeveri, ju bëjmë apel ndryshoni qasjen e keqe ndaj punëtorëve të arsimit dhe të punësuarve të tjerë në sektorin publik e privat dhe kështu do të parandaloni veprimet e tjera sindikale”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut. SBASHK-u … Vazhdoni leximin e SBASHK-u paralajmron protestë për 1 maj

Vdes në moshë të re këngëtari kosovar Avdyl Mziu

Pas një sëmundje të shkurtër, ka vdekur këngëtari nga Skenderaj, Avdyl Mziu. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit. Ai do të varroset sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Marinë te Xhamia. “Njoftim mortor! Me pikellim te thelle ju njoftojme se pas nje semundje te shkurter ka ndrruar jete me i dashuri yne Avdyl Mziu! Varrimi behet sot ne ora … Vazhdoni leximin e Vdes në moshë të re këngëtari kosovar Avdyl Mziu

Viktima e aksidentit me Ferrari në Itali, një shqiptar nga Zvicra

Personi i vdekur ishte një 40 vjeçar nga Villeneuve, kantoni Vaud. Të shtunën në mbrëmje, DJ kishte performuar në një klub në kantonin e Valais Një makinë e copëtuar, mbeturina të shpërndara dhe flakë disa metra e lartë: drejtuesit e mjeteve dhe punonjësit e parë panë një skenë të tmerrshme të dielën pas një aksidenti në rrugën midis Ivrea dhe Santhia, në veri të Italisë. … Vazhdoni leximin e Viktima e aksidentit me Ferrari në Itali, një shqiptar nga Zvicra