Video skandali në zyrë/ Safet Gjici dënohet me 2 vite burg, Alma Kaçi me një vit

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e Kukësit. Ai dënohet me 3 vite burg. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i zbritet një vit burg. Ndërkohë Alma Kaçi është dënuar me një vit burg. Ish-kryebashkiaku i Kukësit u shfaq i përlotur në seancën e sotme, duke mohuar akuzat. Ndërkohë, ai nuk lejohet të mbajë poste publike për 5 vite. Gjykata … Vazhdoni leximin e Video skandali në zyrë/ Safet Gjici dënohet me 2 vite burg, Alma Kaçi me një vit

Ndalohen investimet ilegale të Vuçiqit në veri të Mitrovicës, u vendosen shirita objekteve

Serbia zyrtarisht deri në 800 milionë euro në vit ndan për serbët e Kosovës. Mirëpo, investimet nga Beogradi zyrtar po bëhen “pa izën” e institucioneve të Republikës së Kosovës. Në veri të vendit, disa objekteve u është vendosur shiriti pasi të njëjtat nuk kishin leje të ndërtimit.  Kjo është konfirmuar edhe nga zyrtar të Mitrovicës Veriore.  Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljan ka thënë për … Vazhdoni leximin e Ndalohen investimet ilegale të Vuçiqit në veri të Mitrovicës, u vendosen shirita objekteve

Ministri Sveçla: Raportimet për ikje masive të qytetarëve janë të pavërteta

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, teksa ka publikuar disa të dhëna për hyrjet dhe daljet e autobusëve për muajin janar të vitit 2023 dhe 2024, ai i ka quajtur “të pavërteta” raportimet se ka ikje masive të qytetarëve nga data 1 janar e këtij viti. Sipas ministrit Sveçla, këto raportime me ose padashje krijojnë panikë te qytetarët dhe rëndom përdoren pastaj për qëllime … Vazhdoni leximin e Ministri Sveçla: Raportimet për ikje masive të qytetarëve janë të pavërteta

Këtu mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të rrymës familjet e skemave sociale dhe pensionale

Në platformën e-Kosova është lansuar shërbimi për aplikim lidhur me subvencionimit e energjisë elektrike për familjet e cënueshme. Në faqen e-Kosova është sqaruar edhe si mund të bëhet aplikimi. Njoftimi: Në Platformën eKosova u lansua shërbimi: Aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike për familjet e cënueshme; Marrja e këtij shërbimi realizohet duke i kaluar hapat si në vijim: 1. Hapja e Platformës eKosova;2. Identifikimi në … Vazhdoni leximin e Këtu mund të aplikojnë për subvencionimin e faturave të rrymës familjet e skemave sociale dhe pensionale

Naim Murseli pranon përpara policisë se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij

Naim Murseli dhe Granit Plava janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se të njëjtit kanë bashkëpunuar për vrasjen e Liridona Murselit. Liridona u vra mbrëmjen e së mërkurës, nga një person që u paraqit si hajn dhe kërkoi para nda familja Murseli, e cila po kthehej me veturë në shtëpi. Liridona është vrarë nga i dyshuari. Naim Murseli kishte deklaruar në polici … Vazhdoni leximin e Naim Murseli pranon përpara policisë se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij

Tragjedi në futbollin shqiptar, futbollisti i Egnatias vdes në moshën 28-vjeçare

Raphael Dëamena nuk e ka përballuar dot sulmin në zemër gjatë ndeshjes Egantia-Partizanit. Sulmuesi ganez u rrëzua në fushë në minutën e 25’. Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, goleadori i skuadrës rrogozhinase nuk ia ka dalë të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare. Vazhdoni leximin e Tragjedi në futbollin shqiptar, futbollisti i Egnatias vdes në moshën 28-vjeçare

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Ujz të Gjakovës. Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai tha se viktima është dërguar në spitalin rajonal, ku është konstatuar vdekja e tij. “Rreth orës 10:20 është raportuar se në fshatin Ujz-Gjakovë, në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Nga familjarët, … Vazhdoni leximin e Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Albin Kurti:Kemi paraparë një milion euro më shumë për shqiptarët e Luginës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e bërë nën qeverisjen e tij sa i përket kujdesit ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginë. Sipas tij, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit tani kanë një Qeveri që kujdeset për ta, “pikërisht atëherë kur shteti serb i injoron e i diskriminon qëllimshëm”. “Një Qeveri që synon përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Serbi, në kohën kur … Vazhdoni leximin e Albin Kurti:Kemi paraparë një milion euro më shumë për shqiptarët e Luginës

Dy kosovarë të vdekur në aksidentin në tunelin e Kalimashit

Dy qytetarë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident trafiku në tunelin e Kalimashit. Kështu ka bërë të ditur për Kallxo Gent Mullai, nga Policia e Shqipërisë. Viktimat janë të moshës 58-vjeç dhe 45-vjeç. “Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip … Vazhdoni leximin e Dy kosovarë të vdekur në aksidentin në tunelin e Kalimashit

Deputetes Ganimete Musliu i dëmtohet vetura në parking,por e zbulon nga kamerat e sigurimit

Deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, i është dëmtuar vetura gjatë kohës sa e kishte në parking, në Prishtinë. Për Kallxo .com ajo bëri të ditur se rastin e ka raportuar në Polici. Ndërsa, tutje tha se vlen të theksohet që pasi është identifikuar personi, i njëjti e ka njoftuar se e kishte lënë numrin e telefonit mbi veturë pasi e kishte goditur atë. “Dikush në … Vazhdoni leximin e Deputetes Ganimete Musliu i dëmtohet vetura në parking,por e zbulon nga kamerat e sigurimit