Arrestohet Dardan Molliqaj

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, është arrestuar sonte nga Policia e Kosovës. Ai është arrestuar derisa po shkonte në një emision televiziv. Molliqaj është ndaluar nga disa pjesëtarë të policisë, të cilët e kanë futur në veturë. Kreu i PSD-së kishte goditur shuplakë një pjesëtar të Policisë së Kosovës në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës. Molliqaj kishte thënë në lidhje me incidentin se përgjegjësia i … Vazhdoni leximin e Arrestohet Dardan Molliqaj

Escobar: ‘Status quo’ në dialog po e boshatisë Kosovën, njerëzit po ikin

Gabriel Escobar, ndërmjetësuesi special i Administratës Biden për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se “status quo” në Kosovë po çon në eksod të vazhdueshem të të rinjve në drejtim të shteteve të huaja. Escobar, në një intervistë për Reporterin, i pyetur për ecurinë e dialogut, ka kërkuar nga liderët kosovarë dhe ata serbë t’i japin prioritet dialogut. “Më 2 shkurt do të udhëtoj për në Beograd … Vazhdoni leximin e Escobar: ‘Status quo’ në dialog po e boshatisë Kosovën, njerëzit po ikin

Njësia Speciale me armë të gjata nxirret në rrugë për të siguruar zbatimin e masave kundër COVID.

Kontrollet për COVID-19, Policia nxjerr në rrugë Njësinë Speciale me Kallashnikov.Policia e Kosovës ka shtuar angazhimin për zbatimin e masave anti-COVID-19. Edhe pse masat e reja e ndërmarra sot nga Qeveria, hyjnë në fuqi zyrtarisht nga dita e nesërme, Policia ka njoftuar se tashmë ka të hartuar planin operativ. Në fotografitë që ka publikuar vetë Policia, shihet që janë të angazhuar edhe njësi speciale me … Vazhdoni leximin e Njësia Speciale me armë të gjata nxirret në rrugë për të siguruar zbatimin e masave kundër COVID.

Shkarkohet drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës në një mbledhje të mbajtur sonte ka shkarkuar drejtorin e përgjithshëm të televizionit publik, Ngadhnjim Kastratin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kastrati. Ai tha se njoftimin për shkarkim e mori nga anëtarët e bordit të RTK-së.Kastrati tha se nuk ka qenë i informuar për procedurë të shkarkimit dhe as nuk ka pasur në rend dite pikë për shkarkimin … Vazhdoni leximin e Shkarkohet drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati

Aksidentohet autobusi me pasagjerë kosovarë në Bullgari

29 pasagjerë nga Kosova, gjashtë prej të cilëve fëmijë janë strehuar në Bullgari pasi autobusi me të cilin po udhëtonin mëngjesin e sotëm u aksidentua në qytetin e Kyustendilit, raporton mediumi Struma. Sipas mediumit bullgar, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur një autobus me pasagjerë nga Kosova e ka goditur një kamion të ndaluar që transportonte dru. Drejtuesi i autobusit ka pësuar lëndime të … Vazhdoni leximin e Aksidentohet autobusi me pasagjerë kosovarë në Bullgari

Presidenti turk mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka arritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku me një ceremoni zyrtare është pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Aty kanë dal edhe dhjetëra përkrahës të tij, të cilët sipas mediave janë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut. Pas kësaj ceremonie të pritjes, Erdogan dhe Rama janë nisur për ceremoninë e përurimit të 524 banesave të … Vazhdoni leximin e Presidenti turk mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni zyrtare

Osmani mirëpret miratimin e rezolutës kundër referendumit serb: Do vazhdojmë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka mirëpritur miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës. Në një postim në Facebook, Osmani po ashtu ka theksuar se mirëpret edhe konsensusin e arritur mes grupeve parlamentare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. “Mirëpres konsensusin mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe miratimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në … Vazhdoni leximin e Osmani mirëpret miratimin e rezolutës kundër referendumit serb: Do vazhdojmë ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës

Kuvendi miraton Rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

Nga 77 deputetë në Kuvend, 76 kanë votuar pro miratimit të rezolutës për moslejimin e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, asnjë votë kundër dhe 1 abstenim. Miratimi i kësaj rezolute ka ardhur pas bashkërëndimit të pikave me Lidhjen Demokratike të Kosovës , AAK-në dhe Grupin multi-etnik. Këto janë të gjitha pikat e Rezolutës: Kuvendi i Republikës së Kosovës si përfaqësues i qytetarëve të Kosovës … Vazhdoni leximin e Kuvendi miraton Rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

Kurti : Jemi kundër hakmarrjes, duam drejtësi dhe refuzojmë të harrojmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ceremonisë përkujtimore të masakrës së Reçakut ka thënë se Kosova është kundër hakmarrjes, por do drejtësi dhe refuzon të harrojë. Kurti tutje shtoi se mohimi i krimit është përpjekje për të riformësuar historinë.Ai gjatë kësaj ceremonia po ashtu se ky riformësim i historisë bëhet që të demonizojë viktimat e të rehabilitojë autorët. “Mohimi i krimit, përpiqet që të riformësoj … Vazhdoni leximin e Kurti : Jemi kundër hakmarrjes, duam drejtësi dhe refuzojmë të harrojmë

Kadri Veseli arrin në Kosovë (foto)

Ish-kryetari i PDK-së dhe ish-kryepalrmanetari, Kadri Veseli thuhet se ka arritur sot në Kosovë. Siç raportojnë disa media, thuhet se Veseli është liruar përkohësisht nga Haga, ku me të arritur në Kosovë fillimisht ka shkuar drejt tek varrezat në fshatin e tij në Broboniq për të vizituar varrin e nënës e cila ndërroi jetë para dy ditësh. Telegrafi ka kontaktuar me Zyrën e Prokurorit të … Vazhdoni leximin e Kadri Veseli arrin në Kosovë (foto)