Vdes një 81-vjeçar në një aksident trafiku në Gjakovë

Një 81-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Dan Polloshka”, në drejtimin Gjakovë–Prizren. Aksidenti raportohet se ka ndodhur pasditen e së shtunës, më 24 janar 2026. Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, viktima ishte drejtues i automjetit të përfshirë në aksident. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e … Vazhdoni leximin e Vdes një 81-vjeçar në një aksident trafiku në Gjakovë

Khaby Lame shet perandorinë e tij në TikTok për gati 1 miliard dollarë

Khaby Lame shet kontrollin e biznesit të tij në një marrëveshje gati 1 miliard dollarëshe Ylli më i madh i TikTok-ut ka shitur paketën kontrolluese të kompanisë që menaxhon aktivitetet e tij, duke shënuar një nga marrëveshjet më të mëdha në historinë e krijuesve digjitalë. Megjithëse kontrolli ka kaluar te Rich Sparkle Holdings, Khaby mbetet aksioner dhe pjesë kyçe e së ardhmes së biznesit. Transaksioni … Vazhdoni leximin e Khaby Lame shet perandorinë e tij në TikTok për gati 1 miliard dollarë

Arrestohen 109 komisionerë për manipulim votash,të dyshuarit ndalohen për 48 orë

Në një aksion të gjerë të Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, më 23.01.2026 janë ndaluar për 48 orë 109 komisionerë të dyshuar për manipulim të votave në zgjedhjet e 28.12.2025. Aksioni u zhvillua pas dyshimeve për parregullsi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Sipas Prokurorisë, të dyshuarit po hetohen për falsifikim të rezultateve të votimit, kanosje dhe dhënie ose marrje ryshfeti në lidhje me … Vazhdoni leximin e Arrestohen 109 komisionerë për manipulim votash,të dyshuarit ndalohen për 48 orë

Trump lanson “Bordin e Paqes” në Davos, Osmani e vetmja grua mes liderëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lansuar zyrtarisht “Bordin e Paqes” në Davos të Zvicrës. Nënshkrimin e bëri edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, si pjesë e 19 liderëve botërorë të pranishëm – dhe e vetmja grua në skenë. Trump i quajti ata “grupi i parë” dhe i falënderoi publikisht. Edhe pse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kishte pranuar ftesën, ai nuk u pa në … Vazhdoni leximin e Trump lanson “Bordin e Paqes” në Davos, Osmani e vetmja grua mes liderëve

Ivanka Trump shfaqet krah Ramës pas darkës së punës në Vlorë

Kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump zhvilluan një darkë pune mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Vlorës. Në ambientet e darkës mësohet se ka qenë edhe një grup polifonik që është parë të futet në restorant pak para mbërritjes së Ivanka Trump. Pas darkës, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të grupit të punës së vajzës së presidentit, … Vazhdoni leximin e Ivanka Trump shfaqet krah Ramës pas darkës së punës në Vlorë

 Armë zjarri, medikamente e libra – çfarë gjeti Policia e Kosovës në shtëpinë e Arianit Sllamnikut?

Policia e Kosovës ka arrestuar Arianit Sllamnikun, i cili dyshohet për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme mjekësore. Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tij rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” si dhe “Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barërave”, të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Pas arrestimit, njësitë policore kanë zhvilluar kontrolle në pronat … Vazhdoni leximin e  Armë zjarri, medikamente e libra – çfarë gjeti Policia e Kosovës në shtëpinë e Arianit Sllamnikut?

Çmimi i arit në nivel rekord pas kërcënimeve të Trump për tarifa ndaj Evropës

Aksionet në Evropë u dobësuan, ndërsa çmimi i arit arriti një kulm të ri pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump kërcënoi me tarifa aleatët evropianë derisa të arrihej një marrëveshje për blerjen e Grenlandës nga SHBA. Çmimi i arit u rrit me 1.6% në 4,671 dollarë për ons (afërsisht 138 euro për gram), pasi arriti nivelin më të lartë historik. Presidenti amerikan njoftoi se do … Vazhdoni leximin e Çmimi i arit në nivel rekord pas kërcënimeve të Trump për tarifa ndaj Evropës

Bedri Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave: Çdo vonesë po e rrënon besimin qytetar

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ngritur alarmin për procesin zgjedhor në Kosovë, duke kërkuar rinumërim të plotë të votave në gjithë vendin, pa asnjë vonesë. Pas zbulimit të mospërputhjeve serioze gjatë rinumërimit të pjesshëm, Hamza thotë se situata është e papranueshme dhe se institucionet duhet të reagojnë menjëherë, përndryshe rrezikohet rëndë besimi i qytetarëve në zgjedhje. “Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara … Vazhdoni leximin e Bedri Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave: Çdo vonesë po e rrënon besimin qytetar

Cllevio kthehet nesër në Shqipëri nga Dubai!

Pas tre muajsh heshtje dhe mister në rrjet, rep-artisti Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si Cllevio, pritet të kthehet nesër në Shqipëri – por jo si yll muzike, por i shoqëruar nga Interpol-i. Burime për Express bëjnë me dije se Cllevio është ndaluar në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku më pas ka firmosur për ekstradim drejt Shqipërisë, për t’u përballur me akuza që, … Vazhdoni leximin e Cllevio kthehet nesër në Shqipëri nga Dubai!