Vdes një 81-vjeçar në një aksident trafiku në Gjakovë

Një 81-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Dan Polloshka”, në drejtimin Gjakovë–Prizren. Aksidenti raportohet se ka ndodhur pasditen e së shtunës, më 24 janar 2026. Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, viktima ishte drejtues i automjetit të përfshirë në aksident. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor po vazhdon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e … Vazhdoni leximin e Vdes një 81-vjeçar në një aksident trafiku në Gjakovë

Gjakovë: një pjesë të malit është kapluar nga zjarri.

Një pjesë e malit në afërsi të fshatit Babaj Bokës në Gjakovë është kapluar nga flakët e zjarrit. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se zjarrfikësve në ndihmë iu kanë dalë edhe pjesëtarë të KFOR-it. “Sot në afërsi të fshatit Babaj Bokës, një pjesë malore është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga KFOR-i janë duke bërë … Vazhdoni leximin e Gjakovë: një pjesë të malit është kapluar nga zjarri.

Të dehur tapë, rrihen mes vete një burrë dhe një grua, në Gjakovë

Një grua dhe një burrë të dehur tapë janë përleshur fizikisht në mes vete mëngjesin e së dielës në Gjakovë, transmeton IndeksOnline. Policia ka bërë të ditur se gruaja ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa burri ka ikur në drejtim të panjohur. “Është raportuar se dy të dyshuar një femër kosovare dhe një mashkull kosovar në gjendje të dehur, janë përleshur në mes vete. E dyshuara … Vazhdoni leximin e Të dehur tapë, rrihen mes vete një burrë dhe një grua, në Gjakovë

Vdes në moshën 19 vjeçare futbollisti kosovar

Është ndarë nga jeta në moshë të hershme, i riu nga nga Gjakova, Lumi Bordoniqi. I ndjeri ndërroi jetë në moshën 19-vjeçare, teksa lajmin e trishtë e kanë dhënë familjarët. Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e diele me datën 30.06.2024 në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.E pamja bëhet në shtëpinë në Rr. “Mark Malota” Nr.5. Vazhdoni leximin e Vdes në moshën 19 vjeçare futbollisti kosovar

Prokuroria e Gjakovës sekuestron mjetet me të cilat po nxjerrej zhavorr në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar opinionin publik se pas një inspektimi të kryer nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka konstatuar se në disa fshatra të Rahovecit, është duke u degraduar ambienti. Sipas prokurorisë, kjo për shkak të aktivitetit ilegal të nxjerrjes së zhavorrit përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë. Prokurori koordinator për hetimin e Krimeve … Vazhdoni leximin e Prokuroria e Gjakovës sekuestron mjetet me të cilat po nxjerrej zhavorr në Rahovec

Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Ujz të Gjakovës. Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Ai tha se viktima është dërguar në spitalin rajonal, ku është konstatuar vdekja e tij. “Rreth orës 10:20 është raportuar se në fshatin Ujz-Gjakovë, në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Nga familjarët, … Vazhdoni leximin e Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë