Dyseldorfi vishet në kuq e zi

Para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Spanjës, mijëra tifozë kuq e zi kanë zbarkuar në Dyseldorf. “Atmosfera Shqipëri – Spanjë po ndjehet kudo në Dyseldorf”, shkruan Federata Shqiptare e Futbollit. Kuqezinjtë zhvillojnë sonte ndeshjen e fundit në kuadër të grupeve në Euro 2024, me shpresën se do të arrijnë kualifikimin për fazën tjetër, që njëkohësit do të shënonte historinë. Vazhdoni leximin e Dyseldorfi vishet në kuq e zi

Këto janë gjasat e Shqipërisë për ta kaluar grupin në Euro 2024

Shqipëria ka ende gjasa për ta kaluar grupin e vdekjes në Euro 2024. Momentalisht, kuqezinjtë kanë një pikë në vendin e tretë dhe në ndeshjen e fundit përballen me Spanjën, e cila tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje nga pozita e parënë grup pas fitores ndaj Italisë. E kjo mund të jetë arsyeja që përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente të pushojë disa prej … Vazhdoni leximin e Këto janë gjasat e Shqipërisë për ta kaluar grupin në Euro 2024

Kombëtarja Shqiptare me disa ndryshime kundër Kroacisë

Foto:FSHF Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndeshjen e dytë të grupit në finalet e Kampionatit Evropian, “Gjermani 2024”, atë përballë Kroacisë, në Hamburg. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes trajneri brazilian Sylvinho doli së bashku me kapitenin Berat Gjimshit, për të treguar më tepër rreth përgatitjeve. “Gjërat në Evropian dhe në këtë nivel janë shumë të vështira patjetër, por padyshim edhe të bukura, dhe ne … Vazhdoni leximin e Kombëtarja Shqiptare me disa ndryshime kundër Kroacisë

Abazoviq: Un jam tifoz i Shqipërisë,deklarata ime u keqkuptua

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se deklarata e tij për televizionin shtetëror serb se “është tifoz i Serbisë”, është keqkuptuar dhe nxjerrë nga konteksti. Abazoviq ka thënë sot se është tifoz më së pari i Shqipërisë, e pastaj i përkrah edhe ekipet kombëtare nga rajoni. “Ish dashur të më prezantoni si tifoz i Shqipërisë pasi unë kam ardhur në Gjermani për … Vazhdoni leximin e Abazoviq: Un jam tifoz i Shqipërisë,deklarata ime u keqkuptua

50 mijë tifozë kuqezi pritet të jenë në stadium në Gjermani

Shqipëria do të zbresë në fushën e “Signal Iduna Park” në orën 21:00 të mbrëmjes së të shtunës për të luajtur ndeshjen e parë të fazës finale në Euro2024, përballë Italisë së Luciano Spalletit. Djemtë kuqezi janë përgatitur maksimalisht për sfidën dhe po aq seriozisht e kanë marrë prezencën e Kombëtares në Europianin e Gjermanisë, edhe tifozët shqiptarë. Sipas ESPN-së, e cila i referohet burimeve, … Vazhdoni leximin e 50 mijë tifozë kuqezi pritet të jenë në stadium në Gjermani

Rama i ofron Kosovës energji për festën e ndërrimit të viteve

Rama i ofron Kosovës energji për festën e ndërrimit të viteve Në një postim në twitter, Rama shkruan se “duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes … Vazhdoni leximin e Rama i ofron Kosovës energji për festën e ndërrimit të viteve