Në kërkim nga Zvicra për pastrim parash, arrestohet në Morinë 33 vjeçari nga Kosova

Një 33 vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra.

Policia njofton se autoritetet zvicerane i kanë caktuar të riut masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pastrim parash.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.