Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të shtrenjtë të karburanteve në botë.
Shqipëria është ndër vendet më të varfra të rajonit dhe Europës, thënë ndryshe me pagën më të ulët mesatare dhe minimale dhe të ardhurat më të ulëta të disponueshme për frymë.
Referuar renditjes së Global Petrol Price, ne jemi vendi i 11 në botë për çmimin më të lartë të naftës, me 1.93 dollarë për litër. Me këtë nivel çmimi, nafta dhe benzina shiten te ne shumë më shtrenjtë se në të gjitha vendet e tjera të rajonit. Në Ballkanin Perëndimor, vendi me çmimin më të lirë të naftës është shumë afër nesh, Maqedonia e Veriut me 1.43 dollarë për litër.
“Karburantet janë shitur gjithmonë shumë shtrenjtë në Shqipëri. Një treg që ka xhiruar milionë euro dhe ka qenë me leverdi për operatorët privatë dhe qeverinë, pasi taksat që mblidhen në çdo litër naftë janë të sigurta për buxhetin e shtetit dhe lehtësisht të llogaritshme. Nga ana tjetër, pasojat i kanë vuajtur drejtuesit e mjeteve dhe të gjithë qytetarët, pasi nafta është lënda bazë në prodhimin e pjesës më të madhe të produkteve dhe shërbimeve.