Plagoset Donald Trump, raportohet për dy të vdekur. 

Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është qëlluar në një tubim elektoral në Pensilvania.

Autori që qëlloi në drejtim të ish-Presidentit Trump dhe një mbështetës i kandidatit republikan raportohet se kanë vdekur në Pensilvani.

Pas kësaj Trump është larguar nga skena nga shërbimi sekret.

Njerëzit filluan të bërtasin pasi dëgjuan të shtënat, derisa turma po vazhdon të evakuohet.

Ky incident erdhi, pas një dite të ngarkuar të fushatës së tij.