SHBA – Mijëra udhëtarë në Shtetet e Bashkuara janë përballur me anulime dhe vonesa të fluturimeve, pasi Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të nisjeve të avionëve në të gjithë vendin.
Shkak për këtë situatë është bërë një problem serioz në komunikimin e qendrave të kontrollit të trafikut ajror. Sipas raportimeve, rreth 7 mijë fluturime janë prekur nga kjo situatë, përfshirë fluturime të anuluara dhe të vonuara.
Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se teknikët po punojnë për identifikimin dhe zgjidhjen e problemit. Ndërkohë, ministri i Sigurisë Kombëtare ka deklaruar se deri tani nuk ka shenja që incidenti të jetë shkaktuar nga ndonjë sulm i qëllimshëm.
Fluturimet që ndodheshin tashmë në ajër kanë mundur të vazhdojnë drejt destinacioneve të tyre, ndërsa nisjet e reja janë pezulluar deri në një njoftim tjetër.