Malisheva aktivizon aeroportin civil pas 25 vitesh, zbret aeroplani i parë

Komuna e Malishevës ka njoftuar për aktivizimin e aeroportit civil në fshatin Banjë. Në njoftimin e publikuar për media, thuhet se ky aeroport civil në Malishevë është funksionalizuar pas 25 viteve liri. Komuna ka njoftuar se për ta pritur uljen e parë në këtë aeroport kishin dalë kreu i Komunës, Ekrem Kastratii, me bashkëpuntorë në Komunë. “25 vjetori i çlirimit të Komunës së Malishevës dhe … Vazhdoni leximin e Malisheva aktivizon aeroportin civil pas 25 vitesh, zbret aeroplani i parë

“𝐓𝐡𝐞𝐫𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐤𝐮𝐫𝐛𝐚𝐧ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐛ë𝐡𝐞𝐧 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝐧ë 𝐭𝐡𝐞𝐫𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐭ë 𝐥𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐮𝐚𝐫𝐚, 𝐧ë 𝐭ë 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫𝐭ë𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐥𝐧𝐢 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë apel që therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertoret e licencuara. Pasi në të kundërtën kjo paraqet edhe shkelje ligjore duke rrezikuar shëndetin e përgjithshëm publik, transmeton Telegrafi. “Të nderuar qytetarë të besimit islam me rastin e festës se ‘’Kurban Bajrami’’ e cila festohet me datë 16 Qershore e Diele. Ju apelojmë qe therjen e Kurbaneve … Vazhdoni leximin e “𝐓𝐡𝐞𝐫𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐤𝐮𝐫𝐛𝐚𝐧ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐛ë𝐡𝐞𝐧 𝐯𝐞𝐭ë𝐦 𝐧ë 𝐭𝐡𝐞𝐫𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐭ë 𝐥𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐮𝐚𝐫𝐚, 𝐧ë 𝐭ë 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫𝐭ë𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐞𝐥𝐧𝐢 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧”

Shërbimi i Kardiologjisë Intervente tashmë është gati për qytetarët e rajonit të Prizrenit

Pacientët e rajonit të Prizrenit, prej sot (14.06.2024) do të mund të marrin shërbime të kardiologjisë ndërhyrëse (intervente) në Spitalin e Prizrenit, shërbime që deri më tani i kanë marrë vetëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Përurimi i laboratorit të kateterizimit në këtë spital pritet që të ndikojë edhe në zvogëlimin e listës së pritjes në QKUK, ku marrin shërbime qytetarët e të … Vazhdoni leximin e Shërbimi i Kardiologjisë Intervente tashmë është gati për qytetarët e rajonit të Prizrenit

Qeveria paguan edhe sivjet sigurimin kufitar për mërgimtarët

Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për mbulimin e polisës kufitare për mërgimtarët. Vendimi është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur të enjten. “Ky vendim ka të bëjë me masa mbështetëse për mërgatën tonë, e cila parasheh mbulimin e polisës kufitare për bashkëatdhetarët që vijnë në Republikën e Kosovës për kohën sa qëndrojnë këtu”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran … Vazhdoni leximin e Qeveria paguan edhe sivjet sigurimin kufitar për mërgimtarët

Murati: Po rritet numri i bashkëatdhetarëve që po kthehen e investojnë në Kosovë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, përmes një postimi në rrjetin e tij në Facebook ka thënë se numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë po rritet dita ditës. Sipas tij kjo po vërehet në të gjitha sektorët. “Duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia”, tha Murati. Ai theksoi se së shpejti do … Vazhdoni leximin e Murati: Po rritet numri i bashkëatdhetarëve që po kthehen e investojnë në Kosovë

Prokuroria: Kosovarja që u gjet e vdekur në Bazel, nuk ishte viktimë e krimit

Prokuroria Publike e Kantonit Basel-Stadt do të komunikonte në mënyrë aktive nëse do të dyshohej për vrasje, gjë që nuk kishte ndodhur në këtë rast. Mediat e ndryshme shqiptare dhe ballkanike kanë shkruar dje se një 27-vjeçare me shtetësi zvicerane dhe me rrënjë kosovare dyshohet se ka vdekur në rrethana “të dyshimta” në Bazel. “Për të zbardhur rastin, policia Kantonale e Bazelit (BS) dhe prokuroria … Vazhdoni leximin e Prokuroria: Kosovarja që u gjet e vdekur në Bazel, nuk ishte viktimë e krimit

Policia tregon se çfarë gjeti në shtëpitë e dy të dyshuarve për spiunazh

Dy të dyshuarve shqiptarë të arrestuar për spiunazh, B.Sh dhe M.Q, u janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të ndryshme, kompjuterë, telefona, USB, DVR, kaseta, armë dhe municione, maska, gazmaska ushtarake si dhe shumë dëshmi të tjera. Një informacion të tillë shtesë në lidhje me arrestimin e dy të arrestuarve në Ferizaj më 05.06.2024, e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. … Vazhdoni leximin e Policia tregon se çfarë gjeti në shtëpitë e dy të dyshuarve për spiunazh

Policia kërkon ndihmë e qytetarëve për kapjen e gruas në foto– dyshohet për vjedhje

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit që shihet në fotografi. E dyshuara kërkohet për një rast të vjedhjes që ka ndodhë në muajin prill 2024. Postimi i plotë: Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar Njësiti … Vazhdoni leximin e Policia kërkon ndihmë e qytetarëve për kapjen e gruas në foto– dyshohet për vjedhje

Ky është njëri nga të arrestuarit për spiunazh për BIA-në serbe

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë dy personat të arrestuar sot në Ferizaj, nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA). Shabani dhe Qerimi janë arrestuar sot në një aksion të Drejtorisë për Krime të Rënda të Policisë së Kosovës, raporton Paparaci. Burime brenda policisë i thanë Paparacit se dy të arrestuarit dyshohen se kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe në Kosovë. … Vazhdoni leximin e Ky është njëri nga të arrestuarit për spiunazh për BIA-në serbe