Aplikacioni “Lajmëro Policinë” vjen me një pamje tërësisht të re dhe funksionalitete të avancuara, duke e bërë raportimin e rasteve më të shpejtë dhe më efikas se kurrë më parë.
Përmes këtij aplikacioni mobil, qytetarët tani mund të raportojnë raste edhe përmes videove, duke ofruar prova më të drejtpërdrejta, si dhe të ndjekin statusin e raportimit të tyre në kohë reale, nga momenti i dërgimit deri te trajtimi nga autoritetet përkatëse.
Aplikacioni vazhdon të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në platformat iOS dhe Android, dhe mund të shkarkohet lehtësisht përmes App Store dhe Play Store.
Një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë dhe bashkëpunimit mes qytetarëve dhe Policisë.