Policia s’mund t’ua mbajë patentë-shoferët më shumë se 8 ditë

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë një vendim të rëndësishëm lidhur me konfiskimin e patentë-shoferëve, duke shpallur të paligjshëm paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2023.

Sipas këtij vendimi, Policia mund ta mbajë përkohësisht patentë-shoferin deri në 8 ditë, por nuk mund ta mbajë dokumentin për muaj të tërë vetëm për shkak se qytetarit i është shqiptuar masa e ndalimit të vozitjes.

Megjithatë, vendimi nuk e anulon ndalesën e vozitjes dhe as nuk nënkupton se qytetarët mund të drejtojnë automjetin gjatë kohës sa masa mbrojtëse është në fuqi.

Ky vendim pritet të ketë rëndësi të veçantë për qytetarët të cilëve u janë marrë patentë-shoferët për periudha prej disa muajsh.