Ndryshim në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të infrastrukturës në Shqipëri. Ish-ministri i Qeverisë Kurti, Liburn Aliu, nuk do të jetë më në drejtimin e Portit të Durrësit. Në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku, i cili deri më tani mbante pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm.
Largimi i Aliut vjen pas rreth një viti në këtë pozitë, ndërsa rrethanat dhe arsyet konkrete që çuan në dorëheqjen e tij ende nuk janë bërë publike.
Nga Qeveria Kurti në një prej porteve më të rëndësishme të Shqipërisë
Emërimi i Liburn Aliut në krye të Portit të Durrësit, në tetor të vitit 2025, kishte tërhequr vëmendjen e opinionit publik, pasi ai vinte nga një përvojë e rëndësishme politike në Kosovë, ku kishte shërbyer si ministër i Infrastrukturës në qeverinë e Albin Kurtit.