Rexhep Rexhepi fiton çmimin më prestigjioz në botën e orëve në Gjenevë

Një sukses i jashtëzakonshëm për mjeshtrin e orëve me prejardhje nga Kosova, Rexhep Rexhepin, i cili më 7 nëntor 2026 u shpall fitues i çmimit prestigjioz “Aiguille d’Or” (Gjilpëra e Artë) në ceremoninë e 26-të të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), në Gjenevë të Zvicrës.

Rexhepi u vlerësua për krijimin e tij të veçantë, “Chronograph Flyback”, duke fituar çmimin kryesor të këtij kompeticioni, i konsideruar si një ndër vlerësimet më të rëndësishme në industrinë botërore të orëve luksoze.

Në garë ishin përfshirë 84 modele orësh, ndërsa fituesit u përzgjodhën përmes një procesi vlerësimi nga Akademia e GPHG-së, me mbi 1,000 anëtarë, dhe një juri ndërkombëtare ekspertësh, të kryesuar nga Wei Koh.

Çmimi iu dorëzua Rexhepit nga përfaqësues të shtëpisë prestigjioze Breguet, fituese e edicionit të kaluar.

Ky sukses është një tjetër dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës shumëvjeçare të Rexhep Rexhepit, i cili me mjeshtërinë e tij ka arritur të shkruajë emrin në historinë e orëbërjes botërore.