TËRMET I FUQISHËM NË RAJON, LËKUNDJET NDJEHEN NË KOSOVË, SHQIPËRI DHE MAQEDONI TË VERIUT

Kosova sapo është goditur nga një termet.  Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të Kosovës. Ndërkohë, burimet raportojnë se epiqendra e tërmetit është lokalizuar në Prizren, ku sipas matjeve të fundit, fuqia e goditjes ka arritur në 4.6 ballë. Vazhdoni leximin e TËRMET I FUQISHËM NË RAJON, LËKUNDJET NDJEHEN NË KOSOVË, SHQIPËRI DHE MAQEDONI TË VERIUT

Sheh Imami nga Kosova dënohet në Zvicër: 3.5 vjet burg për mashtrim miliona frangësh

Një “sheh-imam” 57-vjeçar nga Kosova është dënuar nga Gjykata e Dietikonit, afër Cyrihut, me 3 vjet e gjysmë burg dhe ndalim hyrjeje në Zvicër për 3 vjet, për mashtrime sistematike që shkaktuan 1.5 milionë franga dëm. Sipas gazetës Tages-Anzeiger, ai kishte ndërtuar një skemë kriminale familjare, duke përfshirë gjashtë anëtarë të familjes dhe dy ndihmës. Para autoriteteve deklarohej si i varfër, ndërsa jetonte në një … Vazhdoni leximin e Sheh Imami nga Kosova dënohet në Zvicër: 3.5 vjet burg për mashtrim miliona frangësh

“Lajmëro Policinë” përditësohet: Më shumë kontroll dhe transparencë për qytetarët

Aplikacioni “Lajmëro Policinë” vjen me një pamje tërësisht të re dhe funksionalitete të avancuara, duke e bërë raportimin e rasteve më të shpejtë dhe më efikas se kurrë më parë. Përmes këtij aplikacioni mobil, qytetarët tani mund të raportojnë raste edhe përmes videove, duke ofruar prova më të drejtpërdrejta, si dhe të ndjekin statusin e raportimit të tyre në kohë reale, nga momenti i dërgimit … Vazhdoni leximin e “Lajmëro Policinë” përditësohet: Më shumë kontroll dhe transparencë për qytetarët

34-vjeçari nga Rahoveci humb jetën tragjikisht, lë pas tre fëmijë dhe gruan shtatzënë

Një ngjarje e rëndë dhe thellësisht prekëse ka tronditur Rahovecin dhe më gjerë. Nevruz Krasniqi (34) nga fshati Dejnë ka humbur jetën aksidentalisht derisa ishte duke prerë një lis. Sipas informacioneve, ai ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, … Vazhdoni leximin e 34-vjeçari nga Rahoveci humb jetën tragjikisht, lë pas tre fëmijë dhe gruan shtatzënë

Emrat e Jahjagës dhe Pacollit shfaqen në dokumentet Epstein

Në dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për rastin e financierit Jeffrey Epstein, përmenden edhe dy ish-presidentë të Kosovës: Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli. Një e-mail i vitit 2012, dërguar nga një person me emrin “Daniel”, përmend një takim të mundshëm në New York mes Jahjagës dhe një princeshe nga Tajlanda: “Mirë se vini në Paris, Princesha nga Tajlanda do të jetë në … Vazhdoni leximin e Emrat e Jahjagës dhe Pacollit shfaqen në dokumentet Epstein

KESCO kërkon rritje rreth 20% të të hyrave për vitin 2026, kjo mund të çojë në shtrenjtim të rrymës

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) i ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që për vitin 2026 t’i lejohen të hyra maksimale rreth 528.78 milionë euro, nga 435.9 milionë euro sa ishin në vitin 2025. Kjo përfaqëson një rritje rreth 20%, e cila, nëse miratohet, pritet të reflektohet në rritje të çmimit të energjisë elektrike. Në kërkesën e saj, KESCO ka përfshirë … Vazhdoni leximin e KESCO kërkon rritje rreth 20% të të hyrave për vitin 2026, kjo mund të çojë në shtrenjtim të rrymës

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Ligjvënësit francezë kanë miratuar një projektligj që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën 15 vjeç, një masë që pritet të hyjë në fuqi nga shtatori i ardhshëm. Vendimi vjen mes shqetësimeve në rritje për bullizmin online dhe ndikimin negativ në shëndetin mendor të të miturve. Presidenti Emmanuel Macron e cilësoi nismën si një “hap të madh” për mbrojtjen e fëmijëve, duke theksuar se … Vazhdoni leximin e Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje – APTAMIL AR2

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit Aptamil AR2, i cili përdoret si ushqim për foshnje. Sipas njoftimit zyrtar të AUV-it, në këtë produkt është identifikuar prania e substancës Cereulide, një toksinë e rrezikshme që prodhohet nga disa lloje të bakterit Bacillus cereus. Ky bakter lidhet drejtpërdrejt me helmime ushqimore dhe paraqet rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht … Vazhdoni leximin e AUV tërheq nga tregu produktin ushqimor për foshnje – APTAMIL AR2

Molliqaj kritikon ish-opozitën: E forcuan Kurtin – thjesht s’janë politikanë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka hedhur kritika të ashpra ndaj ish-opozitës për paraqitjen e saj në zgjedhjet e shkurtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar, duke e akuzuar për mungesë vizioni dhe angazhimi politik. Sipas Molliqajt, opozita jo vetëm që ka dështuar të ofrojë një alternativë reale, por në forma të ndryshme i ka shërbyer pushtetit aktual, duke kontribuar në forcimin e tij. … Vazhdoni leximin e Molliqaj kritikon ish-opozitën: E forcuan Kurtin – thjesht s’janë politikanë

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Foto:Avdullah Hoti Fb Avdullah Hoti ka bërë zyrtare kandidaturën e tij për të udhëhequr Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku. Përmes një deklarate publike, Hoti ka njoftuar se në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së, e cila pritet të mbahet më 31 janar 2026, do të kërkojë besimin e delegatëve për të marrë drejtimin e partisë. Ai ka shprehur mirënjohje për … Vazhdoni leximin e Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së